• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

DW: Njëherë për njeherë nuk ka luftë mes Ukrainës dhe Rusisë

16/02/2022
in Botë
0
DW: Njëherë për njeherë nuk ka luftë mes Ukrainës dhe Rusisë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk kishte mbërritur ende në avion për t’u kthyer në Berlin, kur nga Kievi erdhi lajmi: Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe dy nga bankat më të rëndësishme të vendit po përjetojnë një sulm kibernetik. Arsenali i armëve kibernetike të Rusisë është i shumanshëm dhe subtil. I tillë është edhe presidenti Putin, por subtil jo.

Lajmi i mirë: Një sulm ushtarak i Rusisë në Ukrainë duket njëherë për njëherë se nuk është opcion në tryezë. Putin e bëri shumë të qartë vullnetin për dialog. Një pikë diplomatike plus për Olaf Scholz. Por, nëse suksesi është si kërmilli, atëherë paqja me Rusinë është labirinti ku jeton ai. Scholz solli me vete nga udhëtimi në Kiev një sukses diplomatik tek Putini: Premtimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se do të bëjë hapin e parë diplomatik dhe do të paraqesë tre projektligje, të cilat ai prej kohësh duhet t’i kishte paraqitur si detyrime që rridhnin nga Marrëveshja e Minskut.

Por Putinit nuk i interesoi shumë kjo. Ai që iu referohet vërtet vetë shpesh ligjeve, e injoroi këtë sukses, për të cilin presidenti Zelensky rrezikon politikisht. Putini ndodhej në hapësira të tjera. Në histori, të cilën perëndimi e shikon si të shkuar, kurse Putini si mision. Mund të flasim, por “prej 30 vjetësh”, thuhet, që NATO nuk do të zgjerohet më tej, por ka ndodhur e kundërta. Faktikisht nuk ka pasur një garanci të tillë, por kjo është përshtypja e Putinit, janë faktet e tij alternative që e bëjnë këtë konflikt kaq të rrezikshëm.

Berlin DW Michaela KüfnerMichaela Küfner
“Detyrimi ynë dreqi e mori”

Olaf Scholz pranoi, se në shumë pika palët janë larg njëra-tjetrës. “Por është detyrimi ynë dreqi e mori të angazhohemi për paqen”, apeloi kancelari tek Putini si edhe tek vetja. Putini u përgjigj pyetjes për luftën dhe paqen, se Rusia nuk do luftë “natyrisht”. Ai është i shqetësuar, se ka gjasa që “çdo proces bisedimesh të zgjatet tej mase”. Këtë nuk do ta pranojmë. Fjalë që tingëllojnë si bisedime me armë të mbushur mbi tavolinë. Scholz dhe partnerët në NATO e BE nuk duan të lejojnë ndarjen e Europës në “zona influence” si në Luftën e Ftohtë. Nga kjo përfitojnë oligarkët që e kanë ndarë prej kohësh Ukrainën në zona influence. Të dielën ata u larguan nga vendi me 30 avionë bashkë me klanet e tyre.

E tani? Tani fillon beteja diplomatike për Ukrainën, kuadratura diplomatike e rrethit. Nuk bëhet fjalë për asgjë më pak se arkitektura e re europiane e sigurisë në të cilin si NATO edhe Rusia duan të ruajnë fytyrën. Një objektiv optimist, që do t’i kushtojë shumë energji qeverisë së re gjermane nën kancelarin, Olaf Scholz.

Tags: lufta rusi ukrainetensionet rusi ukraine
Previous Post

Numri i kartave bankare u rrit me 4.4% në 2021

Next Post

​​​​​​​Mes postimeve ‘përgjëruese’ të Kanye West në rrjete sociale, Kim Kardashian jep puthjen e parë publike me të dashurin e ri

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
​​​​​​​Mes postimeve ‘përgjëruese’ të Kanye West në rrjete sociale, Kim Kardashian jep puthjen e parë publike me të dashurin e ri

​​​​​​​Mes postimeve ‘përgjëruese’ të Kanye West në rrjete sociale, Kim Kardashian jep puthjen e parë publike me të dashurin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.