• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

DW: Rama në Berlin për negociatat, mund të kërkohet ndarja nga Maqedonia e Veriut!

11/04/2022
in Botë
0
DW: Rama në Berlin për negociatat, mund të kërkohet ndarja nga Maqedonia e Veriut!

Që kur Olaf Scholz ka ardhur në detyrë së paku vihet re një gjë: Sa here që i jepet rasti për të folur për politikën e BE-së, ai nuk harron të përmendë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në veçanti domosdoshmërinë e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ne duhet të kujdesemi që t’i forcojmë dhe mbështesim rajonet fqinjë”, tha ai në fund të marsit pas takimit me homologun e tij austriak, Karl Nehammer. Është shumë e rëndësishme, që të çelim sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çdo zvarritje e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor më të lëndueshëm dhe të hapur për ndikimin e palëve të treta”. Scholz bëri thirrje për të mobilizuar një përkrahje sa më të gjerë dhe u zotua se Gjermania do të bëjë të vetën. Ngjashëm ishte shprehur Scholz edhe pas takimit homologen suedeze Magdalena Andersson.

Zyrtarisht është Bullgaria ajo që e pengon procesin aktualisht, për shkak të mospajtimeve që ka me Maqedoninë e Veriut. Por qarqet diplomatike thonë se për të dhënë përfundimisht dritën jeshile për çeljen e negociatave një rol vendimtar luajnë edhe zgjedhjet presidenciale në Francë. Kryetari i komitetit të zgjerimit të BE-së në Bundestagun Gjerman, politikani i partisë ‘Të Gjelbrit’, Anton Hofreiter, i tha DË në një intervistë se shpreson që çelja e negociatave të ndodhë  pas zgjedhjeve presidenciale të Francës. “Kam përshtypjen se edhe BE është vetëdijësuar se rajoni dhe Europa do të bëhen më të qëndrueshme dhe më të forta, me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Ndarja nga Maqedonia e Veriut

Nëse Bullgaria do të vazhdojë qëndrimin e saj bllokues, atëherë Shqipëria do të kërkojë të shkëputet prej saj, në procesin e integrimit. Këtë e ka thënë ditët e fundit edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe për këtë kanë lobuar kohët e fundit pjesëtarë të mazhorancës shqiptare, kryetari i grupit parlamentar të PS-së,  Taulant Balla, dhe kryetarja e Komitetit për çështje të jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli, gjatë vizitave të tyre në Berlin.

Deri tani asnjë nga bashkëbiseduesit e tyre nuk është shprehur hapur për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Anton Hofreiter, i tha në një intervistë DË, se “shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është e mundur, por nuk ka shumë kuptim”. Hofreiter tha se shpreson që qeveria e re e Bullgarisë të ndryshojë qëndrimin e saj.”

Momenti i përshtatshëm

Nga ana tjetër, shumë politikanë në Berlin janë të mendimit se procesi i zgjerimit duhet të përshpejtohet. Shumë vëzhgues shohin një rrezik të madh, që Ballkani t’i kthejë sytë gjetkë. Prandaj edhe një nga temat e bisedës në takimin e Scholzit  me Ramën do të jetë edhe ndikimi i Rusisë në rajon. Një shkak tjetër që e bën shumë të nevojshme çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është efekti pozitiv që mund të kenë ato edhe mbi dialogun Serbi-Kosovë. “Nëse këto dy vende nuk shohin që BE-ja të mbajë premtimet, atëherë ato nuk do të kenë motivimin e duhur të përshpejtojmë procesi”, thuhet në Berlin e Bruksel. Prandaj edhe Shqipëria shpreson, që të marrë një datë për çeljen e negociatave, edhe nëse Maqedonia e Veriut bllokohet nga Bullgaria.

Edi Rama gëzon mirëbesim në Berlin, edhe sepse politika e jashtme e Shqipërisë është në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së. Një arsye tjetër, është edhe se raporti i forcave në parlamentin gjerman ka ndryshuar, në favor të përkrahësve të politikave të zgjerimit. Skeptikët e grupit parlamentar CDU/CSU të ish-kancelares Angela Merkel, të cilët i vinin kushte shtesë Shqipërisë për çeljen e negociatave e kanë humbur peshën politike. Dhe tekefundit, edhe bashkëpunimi i suksesshëm i Shqipërisë qoftë në NATO, qoftë në kuadër të Këshillit të Sigurimit, e ka rritur peshën Shqipërisë si partner i besueshëm në kohë të vështira. Prandaj edhe Rama në Berlin pas të gjitha gjasave do të pritet me shumë dashamirësi,. Ai do të takojë tre pesha të rënda të politikës së kryeqytetit: kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey, presidentin e Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier, dhe kancelarin Olaf Scholz, i cili do t’i shtrojë një darkë mysafirit nga Tirana.

Tags: albanewshapja e negociataverama ne gjermani
Previous Post

Banka Botërore: Prodhimi ekonomik i Ukrainës ra me 45.1% pas pushtimit

Next Post

Kreu i Parlamentit italian nis sot vizitën 3-ditore në Tiranë! Fico, takime me Nikollën, Ramën, Metën dhe Veliajn

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Kreu i Parlamentit italian nis sot vizitën 3-ditore në Tiranë! Fico, takime me Nikollën, Ramën, Metën dhe Veliajn

Kreu i Parlamentit italian nis sot vizitën 3-ditore në Tiranë! Fico, takime me Nikollën, Ramën, Metën dhe Veliajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.