• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

DW: Shqipëria me incidencë të lartë të Covid-19

03/12/2021
in Aktualitet
0
DW: Shqipëria me incidencë të lartë të Covid-19

Në Shqipëri fillon sot (03.12) vaksinimi me dozën e tretë anti-Covid i qytetarëve mbi moshën 18 vjeꞔ, që kanë kaluar gjashtë muaj nga vaksinimi me dozën e dytë. Vendimi u mor të enjten, (02.12) nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që e vlerëson me një rrezik në rritje situatën e përhapjes së infeksionit me virusin Corona. Në këto kushte ky komitet rekomandoi edhe vaksinimim e detyruar të punonjësve të administatës publike, të qendrave tregëtare dhe supermarketeve. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, që publikoi vendimet e sipërpërmendura theksoi që “deri në 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike dhe ata të qëndrave tregëtare që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Në 4 janar 2022 do të kërkohet karta e vaksinimit ose testi negativ PCR në ꞔdo pesë ditë”. Autoritetet shprehin shqetësim për rënien muajin e kaluar të ritmeve të vaksinimit të popullsisë me dozën e parë dhe të dytën.

Mbeten në fuqi ora policore dhe kufizimi i aktiviteteve

Sipas ekspertëve të Komitetit Teknik “ka një intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit pasi incidenca në dy javët e fundit ka arritur në 347 raste për 100,000 banorë dhe po ndodh transmetimi komunitar”. Për krahasim, Gjermania me popullsi rreth 82 milionë banorë ka një incidencë 442,1. (regjistrim i 03.12.) Në Tiranë, Komiteti Teknik i Ekspertëve mori të enjten, (02.12) vendimin e lënies në fuqi, me një afat të pacaktuar të orës policore dhe kufizimit të lëvizjeve pas orës 22.00 të mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit, të aktiviteteve, tubimeve politike, kulturore, grumbullimeve me më shumë se dhjetë persona dhe ceremonive. Mësimi në universitete do të bëhet online kurse në arsimin para universitar do të jetë i alternuar, online dhe me praninë fizike të nxënësve. Tirana vazhdon të jetë qarku me pjesën më të madhe të rasteve, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha.

A ka hyrë varianti Omicron në Shqipëri?

Sipas kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, zv. Ministres së Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, ende nuk ka të dhëna, pasi priten përgjigjet nga laboratorë të specializuar jashtë vendit, për mostrat e dërguara të pacientëve të infektuar me virusin e të përgatitura sipas protokolleve përkatëse. ”Përderisa pandemia vazhdon, dalja e varianteve të reja është e pritshme dhe në vëmendje të gjithë institucioneve që merrën me pandeminë,” theksoi ajo.

Mbërritja e Omicron në Itali dhe Greqi, dy vendet fqinjë ku ka një shumicë emigrantësh shqiptarë që hyjnë në Shqipëri, e bën më të mundshme edhe prekjen nga ky variant. Autoritetet e shëndetësisë bëjnë thirrje për vijimin e vaksinimit si rruga më efikase për të përballuar edhe qarkullimin e Omicron. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga nisja e procesit të vaksinimit në fillim të këtij viti, janë kryer gjithsej 2.103.351 doza, ku 1.072.645 janë doza të para, 951.013 të dyta dhe vetëm 67.381 doza të treta. Në fillim të muajit të kaluar nisi vaksinimi me dozën e tretë, të njohur si”booster” për grupet më të rrezikuara, mjekët dhe infermierët./DW

Tags: covid 19 ne venddwvarianti omicron
Previous Post

Zef Gjoka dha dorëheqjen, Agron Gjekmarkaj emërohet kreu i PD në Lezhë

Next Post

A do të taksohet tregtia online? Merret vendimi qeverisë për mbrojtjen e konsumatorit, Ibrahimaj: Po bëjmë gjurmimet

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
A do të taksohet tregtia online? Merret vendimi qeverisë për mbrojtjen e konsumatorit, Ibrahimaj: Po bëjmë gjurmimet

A do të taksohet tregtia online? Merret vendimi qeverisë për mbrojtjen e konsumatorit, Ibrahimaj: Po bëjmë gjurmimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.