• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

DW: Zona e mbrojtur Vjosë-Nartë rrezikohet nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës

17/02/2021
in Aktualitet
0
DW: Zona e mbrojtur Vjosë-Nartë rrezikohet nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës

Vlorë- Një grupim prej 37 organizatash mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare kanë ngritur alarm, sepse zona e mbrojtur Vjosë-Nartë rrezikohet nga ndërtimi i një aeroporti.

Në Akërni të Vlorës, ku pritet të ngrihet aeroporti i Vlorës ekzistonte dikur një aerodrom, por zona tashmë është natyralizuar krejtësisht. Prandaj një grupim prej 37 organizatash mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare i dërgoi pak ditë më parë një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë anulimin e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës brenda kufijve të zonës së mbrojtur.

Një prej tyre është shoqata PPNEA, e cila që prej vitit 2017 lobon për këtë kauzë. 

“Lokacioni në studimin e fizibilitetit jepet “de facto”, pa u diskutuar. Pra nuk është bërë një vlerësim i barabartë midis disa lokacioneve të ndryshme, të jenë vënë në ekuilibër të gjitha parametrat, qofshin ato ekonomikë, socialë por edhe ata të impaktit mjedisor dhe të merrej një vendim bazuar në balancën e të gjithë këtyre parametrave. Kjo nuk ka ndodhur. Për të mos folur që ka mangësi të mëdha, që nuk e konsideron fare faktin që ky lokacion ndodhet brenda një zone të mbrojtur: ndodhet tërësisht brenda peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë.” – thotë Aleksandër Trajçe, PPNEA.

Iran Hamoun-Feuchtgebiet

Zona me lëvizje intensive të shpendëve të egër

Fshati Akërni ndodhet gjeografikisht mes lagunës së Nartës dhe lagunës së Karavastasë. Ekspertët thonë se në këtë zonë ka lëvizje intensive shpendësh të egër. “Mbi këtë zonë ne kemi parë fluturime tufash të mëdha pelikanësh, flamingosh apo të shpendëve të tjerë qafëgjatë e këmbëgjatë që kanë madhësi dhe peshë të tillë që nëqoftëse do të përplaseshin me aeroplanët, mund të shkaktojnë deri aksidente tragjike. Pra mund të shkaktojnë rrëzime të aeroplanëve dhe raste të tilla ka pasur plot. Madje ne në letrën tonë edhe kemi referuar materiale shkencore që e vërtetojnë në mënyrë shkencore këtë dukuri.” – thotë Mirjan Topi nga Qendra “Shpendët e Shqipërisë”

Organizata ambientaliste gjermane EuroNatur është pjesë e koalicionit të 37 organizatave, e angazhuar në këtë kauzë shqiptare që në fillimet e saj. “Ne duam që statusi aktual i zonës së mbrojtur që është park natyror, të fuqizohet madje më tepër, sepse mendojmë që kjo natyrë e mrekullueshme e meriton këtë. Ne gjithashtu shohim potencial që popullsia vendase të përfitojë shumë më tepër nga nga turizimi në parkun kombëtar, që është vërtetë një markë mjaft e rëndësishme.” thotë Gabriel Schwaderer nga EuroNatur.

BE e shqetësuar – të konsultohen grupet e interesit

Ndërsa Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë thekson se ky investim duhet të përfshinte pjesëmarrjen dhe konsultimet me grupet e interesit. Në një reagim për Deutsche Welle, BE nënvizon: “BE ka shprehur shqetësime rreth legjislacionit shqiptar mbi investimet strategjike në lidhje me mbrojtjen e biodiversitetit, sepse ai lejon turizmin masiv dhe investimet industriale në zonat e mbrojtura.”

Komisioni Evropian përmend në mënyrë specifike rastin e veçantë të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë në raportet vjetore për vitin 2019 dhe 2020, për Shqipërinë. BE e ka ngritur këtë çështje rregullisht në dy vitet e fundit në takimet sektoriale me qeverinë e Shqipërisë duke theksuar që aeroporti i propozuar duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e Shqipërisë dhe me konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së biodiversitetit që Shqipëria ka ratifikuar”.

Bashkimi Evropian sqaron se në dialogun politik me qeverinë shqiptare, do të vazhdojë të ngrejë çështje mjedisore, duke përfshirë çështjen e aeroportit të propozuar në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë./ DW

Tags: albanewsdwparku i nartes
Previous Post

Mali i Zi konfirmon 7 raste të reja me variantin britanik të COVID-19

Next Post

Stuhia shkakton kaos dhe frikë në SHBA, ndërpritet procesi i vaksinimit

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Stuhia shkakton kaos dhe frikë në SHBA, ndërpritet procesi i vaksinimit

Stuhia shkakton kaos dhe frikë në SHBA, ndërpritet procesi i vaksinimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.