Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Shijakut Elton Arbana kanë vizituar dy familje, të cilave iu është ndërtuar shtëpia e re, pas prishjeve të banesave të tyre nga tërmeti.
Ahmetaj në fjalën e tij tha se qeveria ka bërë gjithçka që banorët e prekur nga tërmeti të kenë shtëpi të re, duke shtuar se premtimi është mbajtur.
“E di që nuk e keni besuar se shteti do ua ndërtojë shtëpinë. Mirëpo, ne kemi përballuar edhe pandeminë, edhe tërmetin. Ta gëzoni shtëpinë dhe të jeni mirë. Gëzuar festat.”, tha Ahmetaj në njërën nga shtëpitë e rindërtuara, që vizitoi.