COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5,252 testime, 410 raste të reja, 2 humbje jete dhe 46 të shëruar në 24 orët e fundit
Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5,252 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 410 qytetarë, në këto bashki: 149 raste në Tiranë, 50 raste në Shkodër, 29 raste në Fier, 20 raste në Vlorë, 19 raste në Sarandë, 12 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 raste në Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë, 8 raste në Durrës, Mat, Lushnje, 7 raste në Kavajë, Berat, Peqin, 5 raste në Kolonjë, Elbasan, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Pukë, Has, Tropojë, Kurbin, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mallakastër, Përmet, 1 rast në Shijak, Klos, Selenicë, Konispol, Kuçovë, Poliçan, Gramsh.