• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Dy vjet pas vdekjes së George Floyd SHBA-ja në një udhëkryq

28/05/2022
in Botë
0
Dy vjet pas vdekjes së George Floyd SHBA-ja në një udhëkryq

Dy vjet pas vdekjes së George Floyd nuk ka mbetur asgjë nga solidariteti mbarëkombëtar. Në fillim ishte shqetësimi i thellë, pastaj shpresa se gjërat do të ndryshojnë, ndërsa tani – harresa, mendon Ines Pohl.

Nëntë minuta e 29 sekonda janë shndërruar në simbolin e racizmit sistematik në Shtetet e Bashkuara. Oficeri i policisë me ngjyrë të bardhë Derek Chauvin mbajti gjurin në qafën e George Floyd me gjithë peshën e tij plot nëntë minuta e 29 sekonda – derisa ai vdiq. Videoja e vrasjes së tij shkaktoi një valë protestash, jo vetëm në SHBA, por edhe në shumë vende të tjera.

Për disa muaj me radhë nëntë minuta e 29 sekonda simbolizonin edhe shpresën se Shtetet e Bashkuara më në fund do të luftojnë rrënjësisht dhunën policore kundër njerëzve me ngjyrë dhe të bëjnë reformën e vonuar policore, të domosdoshme prej kohësh.

As reforma e as ligje më të rrepta për mbajtjen e armëve

Por dy vjet më pas nuk ka mbetur asgjë nga kjo shpresë. Nuk është bërë reforma në polici, nuk janë shtrënguar ligjet për armëmbajtje. Përkundrazi. Drejtimi në të cilin po shkon SHBA-ja nuk premton gjëra të mira. Jo vetëm në luftën kundër racizmit sistematik, por as për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe LGBTQ, mbrojtjen e përgjithshme të minoriteteve.

Rreziku për vendin është shumëdimensional dhe buron nga lart – nga Gjykata Supreme. Me gjithë dallimet politike dhe gjithë polarizimin që ka karakterizuar SHBA-në prej fillimit, gjyqtarët nuk i përgjigjen përkatësisë së tyre partiake por pavarësisë së gjykatave. Institucioni ka qenë gjithmonë para politikës. Por kjo ndryshoi me emërimet nga ish-presidenti Donald Trump. E kjo ka dhe përmasa dramatike, sepse gjyqtarët emërohen nga presidenti aktual për një mandat të pakufizuar, për tërë jetën.

Ndalimi i abortit është vetëm fillimi

Shprehja brutale e kësaj është shfuqizimi i pritshëm i të drejtës mbarëkombëtare të abortit, që ekziston që nga viti 1973. Këtu nuk bëhet fjalë për praktikë gjyqësore, por vetëm për një kalkulim politik. Ungjillorët shpërblehen me këtë ndalim të abortit, në mënyrë që të mbështesin fuqishëm anën e Partisë Republikane.

Ligjet janë të shkruara në atë mënyrë, që hapin mundësitë e shfuqizimit edhe të ligjeve të tjera liberale. Shumë kanë frikë se të drejtat e LGBTQ mund të preken dhe martesat e homoseksualëve mund të jenë në radhë. E gjithë kjo është e përfshirë në një fushatë që ngre pyetjen themelore se si Shtetet e Bashkuara synojnë ta përcaktojnë Amerikën në të ardhmen.

Lufta mes kulturave

Do të ndalohen librat shkollorë që trajtojnë temën e racizmit. Prindërve do t’u merret e drejta për të mbështetur fëmijët e tyre në gjetjen e identitetit të tyre seksual, nëse një person nuk është heteroseksual. Nga jashtë duken këto të gjitha ndoshta si një çmenduri absurde e drejtuar nga shtetet federale të qeverisura nga konservatorët republikanë. Por nuk janë.

E vërteta brutale është se forcat reaksionare kanë zënë vazhdimisht poste të rëndësishme në gjykata të ndryshme për dekada të tëra, në mënyrë që të fitojnë këtë luftë kulturore në sallat e gjyqit dhe të mos varen nga rezultatet e zgjedhjeve demokratike. Sepse shumica në vend tashmë jeton me vlera të ndryshme – dhe dëshiron të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.

Infiltrimi në institucione

Njerëzit që i janë kundërvënë këtyre zhvillimeve vitet e fundit janë lodhur e rraskapitur. Kanë humbur shpresat. As lëvizja e fortë Black Lives Matter nuk çoi në reformën e policisë pas vrasjes së George Floyd – kush ose çfarë mund ta bëjë atë?

Shtetet e Bashkuara janë në një udhëkryq të rëndësishëm. E pjesa tjetër e botës perëndimore duhet të përgatitet për infiltrimin nga brenda të këtyre forcave, në institucionet që do të duhej të mbronin vlerat që përfaqësonte dikur Amerika. Edhe më keq akoma – në institucione ato janë infiltruar tashmë në pjesë të mëdha./DW

Tags: 2 vjet nga vdekjaGEORGE FLOYDshba
Previous Post

Shqipëria renditet në vendin e 72 në Indeksin e Zhvillimit të Udhëtimit dhe Turizmit

Next Post

Jada Pinkett Smith rrëfen incidentin në Itali: Mami më shpëtoi jetën

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Jada Pinkett Smith rrëfen incidentin në Itali: Mami më shpëtoi jetën

Jada Pinkett Smith rrëfen incidentin në Itali: Mami më shpëtoi jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.