GREQI– Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ‘arratisjen’ e shqiptarit Alket Rizai në Qipro ditën e sotme. CNN grek njofton se shqiptari që ishte në mjetin tip “BMË” bashkë me Rizain është një i person i shpallur në kërkim për dy vrasje dhe po aq plagosje të kryera 4 vite më parë brenda një lokali.
Shqiptari bashkë me pasagjerin tjetër grek, kishin marrë lajmin se Rizai kishte marrë leje për të dalë nga burgu për 5 ditë dhe kishin shkuar ta prisnin. Por takimi i tyre nuk zgjati shumë sepse u ndaluan në një posto-bllok policie, pasi kishin thyer orën policore.
Pasi kontrolluan të ndaluar, efektivët grekë kuptuan se kishin kapur një person që kërkohej prej vitesh dhe që tani do të përballet me drejtësinë. Sidoqoftë, ajo që sqarojnë autoritetet greke është fakti se nuk ka asnjë lidhje midis Alket Rizait dhe vrasje të kryera nga bashkëkombasi i tij. Por nuk dihet se si ka lindur miqësia mes tyre.
Ndërsa greku që shoqëronte Rizain ishte Vasili Varelas, edhe ky me leje nga burgu. Varelas është një nga kriminelët më të njohur grek, personi që në 2011 dha urdhër të ekzekutoheshin babë e bir shqiptarë Fillim dhe Oligert Mesaja. Rizai dhe Varelas dolën me leje mbasditen e së premtes për 5 ditë.