Një 16 vjeçare dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore dhe për pasojë është shtruar në fillimisht në spitalin e Fierit.
16-vjeçarja, banuese në Drenovë të Mallakastrës më pas është transportuar në Reanimacion në Tiranë ku edhe po merr trajtimin mjekësor.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Sot më datë 12.05.2021, në spitalin e Fierit ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetase 16 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër, e cila dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.
16-vjeçarja ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia..