Shangai- A keni dëgjuar ndonjëherë për shtëpitë me rrota që shkojnë nga të kemi dëshirë. Kjo që shihni në foto është shkolla fillore ‘Lagena’ në Shangai, ndërtesë 82- vjeçare që ka ndryshuar vendndodhjen për t’i shpëtuar shkatërrimit.
Kjo ishte hera e parë që u provua ‘makineria e ecjes’ për një ndërtesë, e cila ruan trashëgimi dhe histori.
Por si u mundësua lëvizja e gjithë kësaj ndërtese?
Në themelet e shkollës fillore ‘Lagena’ u instaluan 200 makineri të cilat mundësuan lëvizjen nga një vend në tjetrin. Nëpërmjet tyre shkolla lëvizi 82 metra për 18 ditë, sipas instalacionit të ndarë në dy grupe ku lëviznin në drejtime të ndryshme lart dhe poshtë.
Shkolla fillore peshonte 7,600 ton dhe kishte formën e gërmës T.
“Ishte më e lirë një zhvendosje e illë se ta shkatërronim të gjithë. Kështu bëmë të mundur edhe ruajtjen e kulturës dhe vlerat që ajo shkollë ka”, u shpreh Lan, drejtuesi i këtij projekti.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNN