• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

E dërguara e DASH në Shkup: BE-ja t’i nisë sa më parë bisedimet me Shqipërinë dhe RMV

28/04/2022
in Politikë
0
E dërguara e DASH në Shkup: BE-ja t’i nisë sa më parë bisedimet me Shqipërinë dhe RMV

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, gjatë vizitës në Shkup i ka dhënë mbështetje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, zyrtarja amerikane tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, pasi vendi, sipas saj, i ka përfunduar të gjitha reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar në BE.

“E kemi thënë tashmë dhe do ta përsërisim se ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht aspiratat tuaja dhe dëshirojmë që sa më shpejt të jetë e mundur të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ju keni përfunduar detyra të vështira duke përmbushur reformat e nevojshme dhe meritoni të ecni përpara me shpejtësi”, deklaroi Donfried.

Ajo tha se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, do të kontribuojë për një stabilitet më të madh në Ballkan dhe një prosperitet më të madh në Evropë, ndërsa vlerësoi lart edhe mbështetjen që autoritetet maqedonase i kanë dhënë Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.

“Ju jeni mbrojtësit e demokracisë dhe të sundimit të bazuar në rregulla. Ju qëndruat së bashku me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të popullit ukrainas. Ju e dini se sa e rëndësishme është liria dhe e keni vërtetuar shumë herë se jeni një partner i qëndrueshëm. Kjo është një kohë sfidash dhe mundësish. Maqedonia e Veriut ka treguar se është e aftë t’i mbrojë të drejtat e njeriut. Duhet të mbani ritmin e reformës, por keni dëshmuar se mund t’i përballoni sfidat”, theksoi Donfried.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian paraqet politikë të sigurisë, andaj, sipas tij, anëtarësimi i rajonit në BE është i një rëndësie të jashtëzakonshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian.

“Askush nga ne nuk ka kohë për të humbur. Mungesa e përparimit në integrimin evropian mund të ketë pasoja për vendin tonë, si dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi u hap rrugën ndikimeve të dëmshme nga vendet e treta. Andaj, përshpejtimi i procesit integrues është me rëndësi të madhe, jo vetëm për ne, por edhe për partnerët tanë gjeostrategjik evropianë”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se me rëndësi për Maqedoninë e Veriut, por edhe rajonin është forcimi i bashkëpunimit me SHBA-në dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, ndërsa përsëriti mbështetjen e Shkupit për Ukrainën në përballjen me pushtimin rus.

“Thellimi i bashkëpunimit me SHBA-në dhe forcimi i pranisë amerikanë në rajonin tonë është shumë i rëndësishëm, posaçërisht në kontekst të rreziqeve aktuale të sigurisë si pasojë e invazionit rus në Ukrainë. Jemi të bashkuar në përkrahjen dhe solidaritetin me popullin ukrainas duke dënuar qartë veprimet ushtarake ruse në këtë vend”, tha Osmani.

Ai bëri të ditur se në takimin me zyrtaren amerikane, Karen Donfried, janë dakorduar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, nëpërmjet dialogut të ardhshëm strategjik, që do të mbahet më 2 qershor në Uashington. Osmani tha se Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që nis një partneritet strategjik me SHBA-në./REL

Tags: albanewsKaren Donfried
Previous Post

Gripi i ri H3N8 kalon te njerëzit, 4-vjeçari infektohet nga shpendët

Next Post

Rastet e fruthit në rritje, paralajmërimi i OBSH dhe UNICEF

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
OBSH paralajmëron se ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor do të jetë afatgjatë

Rastet e fruthit në rritje, paralajmërimi i OBSH dhe UNICEF

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.