UKRAINË-Imazhi i gruas shtatzënë me barelë në Mariupoli u pa nga miliona njerëz. U mendua se grua mundi t’i mbijetonte sulmeve ruse mirëpo Associated Press raporton se ajo ka ndërruar jetë, bashkë me foshnjen e saj.
Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër ku mjekët u përpoqën për ta mbajtur atë në jetë. Mjekët e sollën fëmijën me prerje cezariane, por ajo nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, tha kirurgu duke shtuar: Më shumë se 30 minuta ringjallje e nënës nuk dhanë rezultat.
Mjekët nuk patën kohë të merrnin emrin e gruas përpara se burri dhe babai i saj të vinin për të marrë trupin e saj.