Meteorologu Hakil Osmani sjell parashikimin e motit, ndryshimin temperaturave për ditët në vijim, për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Osmani tha se sot do të jetë me kthjellime të pakta dhe me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësinë për reshje të pakta dhe të izoluara, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore.
Gjithashtu dita e martë gjatë orëve ta para të paradites mbetet në prezencë të vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta kryesisht në zonat lindore të territorit shqiptar.
Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites sjellin përmirësim të kushteve atmosferike të motit duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese edhe gjatë ditës së mërkurë.
E enjtja dhe e premtja sjell sërish prezencë të vranësirave, që do të sjellin reshje afatshkurtra në territorin shqiptar, por fundjava rezervon mot të kthjellët në zonat bregdetare të Ultësirës Perëndimore, ndërsa në zonat malore herë pas herë do të ketë prezencë të pakët të vranësira.
Sa i përket vlerave termike, dita e hënë dhe e martë mbetet në vlerat 25-26 grade Celsius në vlerat maksimale, ndërsa vlerat minimale deri në 9-10 gradë Celsius në zonat malore.
Pritet që gjatë mesjavës të kemi një rënie me 2-3 gradë Celsius kryesisht në vlerat maksimale, por fundjava sjell një rritje të ndjeshme të vlerave termike, duke bërë që maksimumet në Ultësirën Perëndimore të shkojnë në vlerat 28-29 gradë Celsius.