Basha i ka besuar mjekut Koduzi postin e Koordinatorit Kombëtar për Shëndetësinë. Megjithatë nuk dihen detaje të tjera se cili do të jetë roli i tij në detyrën e re pranë selisë blu.
Koduzi është një prej hartuesëve të programit të demokratëve për shëndetësinë, ndërsa gjatë gjithë periudhës së pandemisë ka dhënë versionin e opozitës nën cilësinë e ekspertit pranë Partisë Demokratike.