Tiranë- Ditën e sotme ka ndërruar jetë profesoresha e universitetit të Ekonomikut, Irena Bogdani, e infektuar prej disa ditësh me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Fakulteti i Ekonomisë, përmes një postimi ku shpreh ngushëllimet për familjarët.
“E vështirë për ta pranuar dhe besuar se e nesërmja në auditoret dhe ambjentet e fakultetit do të jetë pa zyshë Irenën. Mirësia që ajo transmetonte, ndershmëria dhe profesionalizmi në mësimdhënie e bëjnë dhimbjen që përjetohet nga kjo humbje e pa pritur edhe më të rëndë. I gjithë stafi akademik, studentët dhe stafi ndihmës, përkulen me respekt dhe mirënjohje përballë kujtimit të Profesores Irena Bogdani”, -shkruan ndër të tjera dekani i Fakultetit të Ekonomisë në emër të studentëve dhe stafit.