Tiranë- Një 22-vjeçare e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë foshnjën e saj tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar.
Bëhet e ditur se foshnja është sjellë në jetë me anë të një ndërhyrje cezariane, në bashkëpunim me spitalin “Koço Gliozheni”. E reja ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të rënduar.
Ndërkohë ditën e djeshme, ka ndërruar jetë një 30-vjeçare shtatzënë nga Elbasani e infektuar me COVID-19. Po ditën e djeshme edhe një 17-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pasi ishte i prekur nga Covid. Mësohet se i riu ka qënë i shtruar në spital prej ditësh mirëpo nuk ka mundur që të fitonte betejën me virusin.