• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

E-ja ia rrit shpresat Shkupit dhe Tiranës për bisedimet e anëtarësimit

03/10/2021
in Politikë
0
BE do të dhurojë edhe 200 milionë vaksina për vendet jo anëtare

Porositë e përfaqësuesve ndërkombëtarë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet sa më parë të nisin bisedimet me Bashkimin Evropian për anëtarësim, në Shkup janë pritur me interesim dhe besimin se deri në dhjetor, Bullgaria do të heqë veton, që është pengesa e vetme e procesit të integrimit evropian.

Zyrtarët e lartë evropianë, si presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, si dhe Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, gjatë vizitave që realizuan javën e kaluar në rajon, thanë se “mbështesin fuqishëm hapjen zyrtare të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Ju keni mbështetjen e shumë miqve në BE dhe le të punojmë shumë për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare. Ky është qëllimi ynë i përbashkët,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës në Shkup, më 28 shtator.

Kryeministri maqedonase Zoran Zaev ka thënë se pritjet janë të mëdha, por ndërkohë ka rikujtuar se Maqedonia e Veriut nuk do të mund të bëjë kompromise lidhur me gjuhën dhe identitetin, për të cilat ka mosmarrëveshje me Bullgarinë.

“Unë sinqerisht besoj se ndoshta deri në fund të vitit të gjejmë zgjidhje, e cila do të bazohet në vlerat evropiane, në të drejtën evropiane që kanë të bëjmë me identitetin, gjuhën e kulturën tonë. Këto janë vlera shumë të rëndësishme dhe duhet të respektohen. Ne respektojnë të gjitha identitetet kombëtare, por duam që të respektohet edhe identiteti ynë maqedonas”, ka deklaruar Zaev.

Simonida Kacarska, drejtuese e Qendrës për Politikë Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deklaratat e bashkësisë ndërkombëtare, janë mesazh i qartë mbi interesimin e tyre për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm për shkak të përmbushjes së kushteve, por edhe politikave tjera strategjike të BE-së.

“Me siguri se po përgatitet terreni për periudhën menjëherë pas zgjedhjeve në Bullgari, në rast se ka ndonjë hapësirë, të bëhet ndonjë hap para deri në dhjetor. Komisioni Evropian dhe përfaqësues tjerë ndërkombëtarë po bëjnë gjithçka të mundur që të heqin bllokadën bullgare për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo po shihet me interes të madh si nga BE-ja ashtu edhe nga SHBA-ja, për shkak të rritjes së ndikimit edhe të fuqive tjera, por edhe për faktin tjetër se këto shtete tashmë kanë përmbushur të gjitha detyrimet për nisjen e bisedimeve”, thotë Kacarska.

Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet nuk duhet të heqin dorë nga përpjekjet për heqjen e bllokadës bullgare, në veçanti tani kur është rritur presioni ndërkombëtar ndaj Sofjes, që të mos mbajë të bllokuar integrimin evropian, i cili, sipas Ramadanit, ka rëndësi të madhe si për Shkupin ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare.

Ai konsideron se rol të madh në këtë rast mund të luajnë Shtetet e Bashkuara, të cilat, në shumë raste kanë pasur rolin kyç në kapërcimin e krizave të brendshme dhe përplasjeve mes shteteve.

“Prandaj konsideroj se duhet të shfrytëzohet momenti, por si duket pa diplomacinë buldozerë të SHBA-së këtu në Ballkan, asnjë problem dhe asnjë kontest nuk po merr epilog. Ka sinjale të mira se tani administrata e presidentit (të SHBA-së, Joe) Biden ka përfaqësues të saj këtu (Gabriel) Escobarin, i cili po krijon kushtet që shpresoj se deri në vitin e ri do të zgjidhet kontesti me Bullgarinë, kuptohet duke u nisur nga një platformë apo bazë e mirë për bisedime bazuar në tekstin që u propozua nga Portugalia derisa kryesonte me BE-në”, thotë Ramadani.

Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Sofja pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas, por vetëm pas vitit 1945, para kësaj periudhë, ato, sipas saj, kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Marrë nga REL

Tags: anetaresimi ne bebashkimi europianmaqedonia e veriutshqiperi dhe maqedoni e veriut
Previous Post

Zinxhirët globalë të furnizimit janë në rrezik kolapsi, paralajmërojnë drejtuesit e bizneseve

Next Post

Basha prezanton planin për përballimin e krizës energjitike: Të hiqet ‘taksa Rama’ për karburantet dhe të ulet TVSH për çmimet, subvenciononi qytetarët

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Basha prezanton planin për përballimin e krizës energjitike: Të hiqet ‘taksa Rama’ për karburantet dhe të ulet TVSH për çmimet, subvenciononi qytetarët

Basha prezanton planin për përballimin e krizës energjitike: Të hiqet ‘taksa Rama’ për karburantet dhe të ulet TVSH për çmimet, subvenciononi qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.