Gjigandi amerikan i hapësirës ajrore Boeing ka njoftuar pezullimin e mbështetjes për linjat ajrore ruse. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i kompanisë për CNN.
“Ne kemi pezulluar të gjitha operacionet në Moskë dhe kemi mbyllur përkohësisht zyrën tonë në Kiev. Ne gjithashtu do të pezullojmë zëvendësimin e pjesëve, mirëmbajtjen dhe shërbimet e mbështetjes teknike për linjat ajrore ruse, tha zëdhënësi, sipas të cilit Boeing synon të fokusohet në garantimin e sigurisë së partnerëve tanë në rajon.