TIRANË– Moderatori dhe aktori i njohur, Salsano Rapi ka deklaruar se Xhemi Shehu do të rikthehet në Top Channel. Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Goca dhe Gra’. Rapi nuk i ka shpëtuar ‘pyetjes rrufe’ të moderatores Armina Mevlani, ndërsa kjo e fundit e pyet nëse do të ketë një rikthim të Xhemi Shehut në Top Channel. Salsano ‘u dorëzua’ duke zbuluar projektin më të ri që do të vijë në ekranin më të dashur të shqiptarëve, Top Channel.
Moderatorja Xhemi Shehu do të moderojë në krahë të Salsano Rapit, ndërsa ky i fundit është autor i këtij emisioni.
“Po, Xhemi Shehu do kthehet në Top Channel. Do jetë përkrah meje në një program të ri që s’ka të bëjë me Portokallinë. Është në bashkëpunim me Top Channel, unë jam autor. Xhemi së bashku me mua është moderatore. Regjisor është Altin Basha dhe ky do të jetë një emision i ri në Top Channel”, u shpreh Salasano.