Sulmuesi Mërgim Berisha ka arritur akordin me skuadrën e Fenerbahçes. 23-vjeçari shqiptar ka lënë skuadrën e Salzburgut dhe ka mbërritur në Stamboll për të firmosur kontratën e tij me gjigantët turq në orët e ardhshme.
Berisha ndërmerr një hap të madh në karrierë duke vazhduar aventurën e tij me fanellën e një skuadre të madhe si Fenerbahce, ku lë skuadrën austriake të Salzburgut pas dy vitesh.
Më parë përveç Salzburgut, Berisha ka mbajtur veshur edhe fanellat e Altak, Magdeburg, LASK Linz dhe Liefering.
Gjatë sezonit të kaluar 23-vjeçari shqiptar luajti në kampionat me skuadrën austriake të Salzburgut 28 ndeshje nga ku realizoi 14 gola, ndërsa në këtë sezon u aktivizua në 2 ndeshje ku e tundi rrjetën një here.