Qeveria e Afganistanit tashmë ka rënë me arratisjen e Presidentit të vendit, Ashraf Ghani pas hyrjes së talebanëve në Kabul. Talebanët janë shprehur se shumë shpejt do të shpallin Emiratin Islamik të Afganistanit, ndërkohë që kanë bërë edhe foto brenda Pallatit Presidencial.
Ndërsa ish-Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, njoftoi në Twitter se po formonte një këshill për transferimin në paqe të pushtetit, duke i bërë thirrje qeverisë dhe talebanëve që të ruanin qetësinë dhe të qëndronin larg veprimeve që do të shkaktonin kaos.
Talebanët njoftuan se do të hynin në rajonet e policisë për të ruajtur rendin, pasi forcat e policisë kanë braktisur pozicionet që mbanin. Ambasada amerikane u evakuua pasi u shkatërruan të gjithë dokumentet sekrete. Përpara largimit të diplomatëve u ul edhe flamuri amerikan nga ambasada. ©LAPSI.al