Një vajzë 16 vjeçe ka denoncuar babanë e saj për abuzim seksual dhe dhunë.
Sipas 16-vjeçares, i ati 61 vjeç me iniciale B.M. ka abuzuar për një kohë të gjatë me të. Bëhet fjalë për 61-vjeçarin B. M., i cili denoncohet nga e bija se ka abuzuar për një kohë të gjatë me të. Në dëshminë e zbuluar nga News 24 thuhet mes të tjerash se i ati e ka djegur me çakmak, pasi ajo e ka kundërshtuar
“Më ka abuzuar per nje kohe te gjate, herën e fundit kundërshtova me forcë dhe më dogji me çakmak deri sa kreu marrëdhënie. I thash mamit: dua të tregoj diçka shumë të rëndë dhe ajo më tha: Flasim nesër se jam shumë e lodhur”, mësohet të ketë thënë e reja.