Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Vidhishtë në Roskovec të Fierit, ku një 61-vjeçar ka varrë bashkëjetuesen e të birit e më pas edhe veten. Bëhet me dije se Xhevair Hoxha ka goditur për vdekje me thikë 30-vjeçaren Merushe Hazizi dhe më pas është vetëvarur në një pemë pas banese.
Burime bëjnë me dije se 61-vjeçari ishte kundër lidhjes së të birit me të renë, për shkak se ajo kishte qenë e martuar më parë. Për këtë arsye ata janë konfliktuar, ku më pas Hoxha ka marrë thikën duke goditur Hazizi dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Gruaja kishte 3 fëmijë nga martesa e parë, që jetonin me ish-bashkëshortin e saj, ndërsa kishte 3 vite që bashkëjetonte me djalin e 61-vjeçarit
Për momentin nuk jepen të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.