Një grua e moshës 63-vjeçare është hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte këtë të martë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa jetonte e vetme në banesë.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vetëhedhur nga lartësia shtetasja T. Ç., 63 vjeçe, e cila banonte e vetme në banesë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.