Një 22-vjeçare ka humbur jetën pas tre javësh në intubim me Covid pasi kishte lindur fëmijën e saj.
E reja nuk ka mundur që të fitojë betejën me Covid, ndaj ka humbur jetën. Sidorela Koça, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ka lindur me operacion foshnjën e saj, në momentin që ajo ka qenë e intubuar. Mësohet se mjekët kanë bërë të mundur shpëtimin e foshnjës që ndodhet me familjen e të resë.
Deri më tani ende nuk ka asnjë njoftim nga ana e spitalit Covid2 në lidhje me komplikacionet që i shkaktuan humbjen e jetës.
E reja është gruaja e tretë që humb jetën pas lindjes së foshnjës për shkak të komplikacioneve me COVID19. Dy javë më parë, një 28-vjeçare nga Elbasani humbi jetën për shkak të virusit pasi lindi foshnjen.