Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Policia njofton se një fëmijë 9 vjeç ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Migjeni”.
Nga policia raportohet se 9-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.