Spanjë- Një ngjarje e rëndë është shënuar të premte në një restorant të Spanjës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një shtetas shqiptar.
Mediat spanjolle raportojnë se ngjarja ka ndodhur në restorantin e quajtur “The Orange Tree”, pak para mesnate, nga një person i maskuar me kapuç.
Edhe pse me disa plagë, 42-vjeçari ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Ndërkohë që ka nisur puna për kapjen e autorit të ngjarjes, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë.