VLORË– Një 74-vjeçar është gjetur i mbytur në Vlorë. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Bratit”. Trupi i 74-vjeçarit është pikasur nga banorë të zonës, buzë lumit.
Nga këqyrja paraprake, mësohet se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. I ndjeri me inicialet M.B., rezulton të jetë banues në Selenicë. Mësohet se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes së tij.
Njoftimi i Policisë Vlorë:
Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.p