Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Një 61-vjeçare, punonjëse në landfillin e Bushatit ka humbur jetën pasi e ka zënë makineria. Mësohet se 61-vjeçarja Katrine Binaku po kryente diferencimin e mbetjeve urbane kur është goditur nga makineria. Ajo ka mbërritur pa shenja jete në spital.
“Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.
Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia.