Një makinë ka aksidentuar një të mitur 6-vjeçar në fillim të rrugës “Don Bosko” mesditën e sotme. Fëmija 6-vjeçar u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesja e mjetit, me inicialet A. P., 55 vjeçe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.