Pamje të tjera janë siguruar nga përplasja e Policisë së Shtetit me biznesmenët në Lungomare të Vlorës.
Faxnews ka mundur të sigurojë një video ku policia e Vlorës shoqëron me forcë administratoren e një lokali në Lungomare, e cila nuk ka repektuar orën policore në biznesin që administron. Dy efektivë tentojnë që t’i kthejnë krahët pas, ndërsa gruaja nis dhe bërtet. Ndërkohë një tjetër u kërkon që ta lëshojnë dhe të mos e prekin.