Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja..
Andi Mithi, 33-vjeç, i cili po udhëtonte me gruan dhe 2 fëmijët, pasi ishin kthyer nga Turqia, duke drejtuar makinën tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me tabelën në anë të rrugës. Për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Nga aksidenti i rëndë një nga fëmijët, 6-vjeçari, Orhan Mithi, ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, si dhe shtetasja Albana Mithi 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.