Një burrë 65 vjeç nga Berati ka humbur jetën duke pritur i rraskaptiru nga lodhja në radhë në Poliklinikën e Beratit.
Luan Hysi vuante nga veshkat dhe ishte me dializë. Pavarësisht se ishte me temperaturë të lartë, ai është detyruar të qendrojë në pritje për të marrë rekomandimin nga mjekja por nuk e ka përballuar dot.
Luan Hysi është një nga viktimat e burokracive të shtuara në poliklinikat dhe ambulancat e spitalet; jo më larg se dje në QSUT Tiranë u krijua një fluks i madh qytetarësh nga i gjithë vendi që prisnin të vizitoheshin tek specialistët në dyndje dhe temperatura të larta, ardhur nga zonat më të largëta të vendit.
Luan Hysi është i moshuari që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm brenda poliklinikës së Beratit, teksa priste radhën për të marrë ilaçet e tij. Stafi i spitalit e ka vendosur trupin e pajetë të të moshuarit në një stol dhe sipër i kanë vendosur një çarçaf të bardhë.