Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një fëmijë 3 vjeçar ka humbur jetën.
Fëmija, i seksit mashkull, i cili ishte në një kopësht privat, është dërguar nga vetë edukatoret pa shenja jetë në spitalin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13.00, ndërsa dyshohet se fëmija mund të jetë mbytur pasi ka gëlltitur një send të fortë. Sipas burimeve është konstatuar një shenjë në qafë, ndësa është dërguar në spital nga edukatoret.
Aktualisht është në morgun e qytetit. Është ende e paqartë se me çfarë mund të jetë mbytur apo dinamika e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë nga policia.