Fier- Pasditen e sotme qyteti i Fierit u trondit nga një krim në familje. Demokrat Medinaj i mori jetën gruas Irvana Medinaj me thikë duke e goditur 31 herë.
Debati i fortë agravoi dhe burri e qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten duke i marrë jetën në vend.
Brenda shtëpisë që është rrethuar nga policia shikohen lëvizjet e familjarëve, ndërsa autori Demokrat Medinaj është në kërkim, pasi u arratis menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit. Policia deklaron se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.