Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Isselburg të Gjermanisë, ku kanë humbur jetën 3 shqiptarë të Kosovës.
Sipas gazetës gjermane BILD, një burrë 51-vjeçar ka vrarë gruan e tij 46-vjeçare dhe vajzën e tij 17-vjeçare.
Autori i krimit është një shqiptar nga Kosova. Pasi ka vrarë gruan dhe vajzën, ai ka varur veten me një litar në verandën e shtëpisë.
E vetmja që ka shpëtuar është vajza tjetër e çiftit, një 14-vjeçare. Ajo është nën kujdesin e mjekëve dhe psikologëve. Dyshohet se çifti ishte drejt divorcit dhe kjo mund të jetë bërë shkaku i ngjarjes së rëndë.