Një 21 vjeçar në Kakunjë të Baldushkut në Tiranë dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u varur në një pemë. Policia bën me dije se viktima është R.K., 21 vjeç. Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.
Nga vëzhgimet paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.