VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë ku një e moshuar ka rënë nga kati i tretë i pallatit.
Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për shtetasen GJ.S, 80 vjeç e cila aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia të qytetit dhe aktualisht po hetohet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.