Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në rrugën “Ali Demi” në Vlorë, ku një makinë ka plagosur dy fëmijë të mitur.
Pas aksidentit, fëmijët janë dërguar në spital ndërsa drejtuesi është shoqëruar në komisariat. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak; Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.