VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypasin Orikum-Kaninë. Policia informon se është rrëzuar duke punuar një kamion, brenda së cilit ishin dy persona. Drejtuesi i kamionit ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri ende nuk është gjetur. Dyshohet se shoferi ka ndërruar jetë ndërsa pasagjeri është ende i bllokuar dhe nuk gjendet për shkak të rënies së inerteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.