Tiranë- Pas vdekjes së djalit 18-vjeçar në spitalin Covid 2, ditën e sotme ka ndërruar jetë dhe i ati i tij.
Babai i adoleshentit, Luftar Seiti mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, ndërsa prej disa ditësh ndodhej i intubuar. Adoleshenti Q. Seiti sipas mjekëve kishte mbërritur në spital me mushkërinë e prekur 100% nga koronavirusi.
Edhe babai i tij ishte në gjendje të rëndë dhe duket se nuk i ka mbijetuar dot sëmundjes. Mamaja e 17 vjeçarit mësohet se ka shpëtuar nga sëmundja, pasi edhe ajo ishte e prekur nga Covid-19, por tashmë ndodhet në gjendje më të mirë, edhe pse tragjedia e dyfishtë duhet të jetë e papërballueshme.