Milot- Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në aksin Milot – Rrëshen.
Burime në vendin e ngjarjes thanë se janë përplasur 3 makina dhe për pasojë një person ka humbur jetën.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga makina. Policia nuk ka dhënë ende detaje për identitetin e tij dhe rrethanat e aksidentit.