KINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë kufirit me Kinën, ku katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i tyre ushtarak u rrëzua. Sipas mediave të huaja, helikopteri po evakuonte trupin e një ushtari që kishte vdekur nga një ortek bore.
Nuk dihen ende arsyet e sakta të rrëzimit, por një zëdhënës i ushtrisë tha se incidenti ndodhi në rajonin Gilgit-Baltisan për “arsye teknike”.
Ky nuk është incidenti i parë i ngjashëm që i ndodh ushtrisë palestineze, pasi në muajin shkurt, një avion u rrëzua gjatë një misioni trajnues në provincën Punxhab. Në mars, një tjetër avion u rrëzua pranë Islamabadit, gjatë stërvitjeve për një paradë ushtarake, duke shkaktuar vdekjen e pilotit. Ndërkohë në prill dy pilotë vdiqën kur avioni i tyre ushtarak u rrëzua në provincën Punxhab.