GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selanik, ku një shqiptar ka vrarë një 44-vjeçar, punonjësin e një dyqani që ishte pjesë e planit të grabitjes. Sipas mediave greke, 44- vjeçari e kishte kuptuar se një grabitës i armatosur kishte hyrë në dyqan dhe kishte tentuar që ta ndalonte.
Në momentin që hasi në rezistencë, shqiptari e qëlloi fillimisht në kokë me pjesën fundore të armës dhe më pas e ka qëlluar me një plumb në gjoks duke e lënë të vdekur në vend. Sot është arrestuar autori i vrasjes dhe sipas mediave greke ai është një 27-vjeçar ndërsa bashkëpunëtori i tij është një grek, 35 vjeç. Megjithatë emrat e tyre ende nuk janë bërë me dije.
Ndërkohë që banorët e zonës në prononcimet e tyre pretendojnë se kanë dëgjuar çfarë po ndodhte në dyqan, ndërsa shtojnë se incidente të ngjashme ndodhin në zonë kryesisht nga persona të varur nga droga.
Marrë nga Newsbomb.gr