Shkon në dy numri i të vdekurve dhe dy ai i të plagosurve rëndë në aksidentin në bay passin e Rrogozhinës. Pas një burri me iniciale T.M 54 vjeç, oficer i burgjeve, që ndërroi jetë pak pas përplasjes, ka humbur jetën dhe një grua që ishte në njerin nga tre mjetet që u përplasën me njera tjetrën.
Oficeri i burgjeve që ishte nisur për në punë në Peqin, është përplasur me një BENZ. Në BENZ udhëtonin dy persona, burrë e grua, të cilën u përplasën edhe nga mbrapa nga një tjetër makinë.
Oficeri i burgjeve që goditi çiftin vdiq gjatë transportit për në spital.
Nga burimet mësohet se ka vdekur edhe gruaja në makinën që u godit prej tij dhe një mjet tjetër më pas.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po heton shkaqet e aksidentit. Në skenën e përgjakshme shihet se AUDI ka hyrë në në korsinë tjetër ku dhe është përplasur me automjetin që vinte.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të larë rrugën pasi derdhja e karburantit mund të shkaktojë aksidente të tjera.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kavajë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se :
Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K.