Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një gomisterie në lagjen nr.14/1, Kënetë, në Durrës. Një punonjës i saj ka humbur jetën në moshën 20-vjeçare, pasi teksa punonte për të rregulluar defektin e një kamioni, goma e këtij të fundit që ka shpërthyer i ka marrë jetën.
Sipas policisë, viktima është shtetasi me inicialet R. T. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.