AUSTRALI- Një person ka humbur jetën në Australi pasi është sulmuar nga një peshkaqen. Mediat bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në qytetin detar të Australisë, Broome.
Bëhet e ditur se personit që u sulmuar nga peshkaqeni iu dha ndihma e parë por megjithatë ai nuk arriti të shpëtonte. Mësohet se aktualisht ky plazh është mbyllur aktualisht nga autoritetet, për shkak se është i rrezikshëm për banorët.
Ndërkohë qytetarëve u është bërë thirrje që të jenë të kujdesshëm.
Plazhi “Cable” është vend turistik i popullarizuar, megjithatë përgjatë viteve ndodhin sulme edhe nga gjallesa të tjera.