Bulqizë- Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori është regjistruar sot në minierën e Bulqizës.
Mësohet se një 49-vjeçar ka humbur jetën sot teksa punonte në një galeri. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku si pasojë është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç.
“Rreth orës 12.10, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në galerinë e një miniere kromi, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. K., 49 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.