VELIPOJË- Vetëvritet aksidentalisht me armë zjarri një 12-vjeçare në fshatin Baks në Velipojë të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:05, ku e mitura e identifikuar si Esmeralda Gjeka, ka qëlluar veten me armën e gjahut të babait të saj.
E mitura është nisur me urgjencë për në spital por ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur atje, pa marrë mjekimin e parë nga bluzat e bardha. Ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sesi e mitura kishte rënë në kontakt me armën e zjarrit.