Kjo e mërkurë ka shënuar një tjetër humbje nga radhët e uniformave të bardha. Një infermiere nga Librazhdi ka humbur betejën me virusin Covid-19. Nga njoftimi i ndarë në rrjetet sociale mësohet se viktima është 57-vjeçarja Fatime Poci. Poci kishte një eksperiencë disa-vjeçare në fushën e infermieristikës pranë DSHP Librazhd dhe Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur Urdhëri I Infermierit të Shqipërisë përmes një postimi në facebook.